Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shtatzënia Kontracepsioni pas lindjes dhe gjatë dhëniës së gjirit

Kontracepsioni pas lindjes dhe gjatë dhëniës së gjirit

Gjatë kohës pas lindjes (vagjinale ose me prerje cezariane) ovulimi bëhet tashmë para menstruacionit të parë. Rrjedhja e parë e gjakut mund të ndodhë tashmë 6 javë pas lindjes, edhe kur jepni gji. Atëherë një shtatzëni e re është e mundur edhe para menstruacionit të parë.

Nëse ju nuk dëshironi një shtatzëni: Përdorni një mjet kontraceptiv, sapo të keni marrëdhënie seksuale.

Këto metoda të kontracepsionit mund të përdorni gjatë dhënies së gjirit. Më shumë informacione për këtë gjeni në faqen e uebit www.sexandfacts.ch

Vërejtje

  • Kontracepsioni urgjent mund të përdoret gjatë kohës së dhënies së gjirit.
  • Për gra, të cilat nuk japin gji, ose në fund të kohës së dhënies së gjirit janë të mundshme metoda të tjera të kontracepsionit. Bisedoni për këtë me një person të specializuar mjekësor.

Gjatë javëve të para pas lindjes dhënia e gjirit mund ta vonojë fillimin e menstruacionit dhe mund të shmang një shtatzëni të re, nën kushtet që vijojnë:

  • Dhënia intensive e gjirit, të paktën 6x në 24 orë, të paktën një herë natën.
  • Vetëm qumështi i nënës, pa plotësim me shishe bebeje/shishe qumështi (qumësht, çaj ose ujë).
  • Nëse që nga lindja nuk ka pasur asnjë menstruacion (periudhë).

Rekomandohet një këshillim personal nga një person i specializuar (mami ose person i specializuar mjekësor). Mendoni gjithashtu se si ju dëshironi të parandaloni pas kohës së dhënies së gjirit.

Nëse çifte dëshirojnë të shmangin patjetër një shtatzëni të re, rekomandohet kjo metodë.

Mirë të dihet

  • Marrëdhënie seksuale mund të rifillohen, nëse ju ndiheni gati. Nga këndvështrimi mjekësor marrëdhënie seksuale janë të mundshme, sapo është e shëruar qepja e nënvetes. Nëse ju keni vështirësi, ju mund t’i drejtoheni një mamie ose një personi të specializuar mjekësor. Informacione të detajuara
  • Mbrojtjen më të mirë nga infeksioni me HIV ose infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do të thotë:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime të tjera, përshtatur situatës personale, mund të gjeni në ‘Safer-Sex-Check’ të faqes së internetit lovelife.ch.

2021, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

Informacione të tjera për temën

Tema të tjera

Shkarkoni informacione

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione