Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shmangia e shtatzënisë Prezervativi mashkullor

Prezervativi mashkullor

Nëse prezervativi mashkullor përdoret si duhet është një mjet kontraceptiv dhe një mbrojtje efikase kundër virusit të sidës dhe infeksioneve të tjera që barten me marrëdhënie seksuale. 

Të përdoret kondomi para çdo depërtimi të penisit në vagjinë ose në anus.

Ç’është ai ?

Është një këllëf apo «gisht» i plastikës (llastikut) apo material sintetik i cili i adaptohet penisit. Të shumtën e rasteve është i vajosur. 

Mënyra e reagimit

Pasi të vihet në penis, prezervativi e pengon spermën të hyjë në vaginë dhe mitër, ose në rektum në rast të marrëdhënieve seksuale anale. 

Këshilla

  • Blini vetëm prezervativë të kualitetit (cilësisë) të mirë me etiketën «OK» apo «CE»
  • Kini kujdes ta shikoni afatin e përdorimit.
  • Ruani ata në një kuti, ku nuk janë në kontakt me dritën, me nxehtësinë dhe me gjëra të mprehta apo që presin.
  • Përdorni vetëm lubrifikantë me bazë uji ose silikoni: Yndyra (vazelinë, vajra, margarinë). Spermicidet ose trajtimet kunder infeksioneve fungale (kërpudha) apo lythave mund ta dëmtojnë kondomin. Në rast të trajtimeve vagjinale ose anale me kreme ​​ose suposta pyeteni mjekun, mjeken, nëse mund të përdoret njëkohësisht kondomi. Në rast dyshimi, hiqni dorë nga seksi.
  • Lekzistojnë madhësi dhe forma të ndryshme prezervativësh. Prezervativët e plastikës (llastikut) duhet ta kenë formën dhe madhësinë që i adaptohet penisit për shkak të rehatisë e të sigurisë (për ta zvogëluar rrezikun e rrëshqitjes dhe qarjes së prezervativit). www.mysize.ch
  • Nëse ju ose partneri juaj jeni alergjik në material plastik, atëherë përdoreni prezervativin sintetik.
  • Për ta ndjerë veten më mirë: Ushtrohuni ta vini prezervativin së pari vetë. Pastaj kur të jeni dy veta do të jetë më lehtë. Bisedoni më parë me partneren për këtë. 

Përdorimi 

1 E hapni ambalazhin duke pasur kujdes që të mos e dëmtoni prezervativin me thonj apo me ndonjë objekt tjetër të mprehtë.

2. Ngreheni lëkurën e kokës së penisit poshtë.
3. Shtypni majën apo rezervarin e prezervativit me dy gishta për ta hequr ajrin dhe t’ia bëni vendin aty spermës.

4 Vini prezervativin në majën e penisit në ereksion. Unaza e prezervativit duhet të jetë e kthyer nga ana e jashtme. Pastaj e ç`pështjelloni deri poshtë.

5. Pas derdhjes (ejakulimit), para se të bie ereksioni, tërhiqeni penisin nga vagina apo rektumi. Kujdesuni ta tërhiqni prezervativin në rrënjën e tij kështu që ai të mos rrëshqet dhe sperma të shpërndahet në tërë vaginën apo rektumin (anus)

Përdorni prezervativin vetëm një herë.

Pas përdorimit, e hidhni atë në mbeturina e jo në WC. 

Në rast urgjent

Kërkoni një kontracepsion urgjent, nëse nuk jeni mbrojtur mjaftueshëm nga një shtatzëni e padëshiruar:

  • Çarja ose rrëshqitja e prezervativit
  • Marrëdhëniet seksuale jo të mbrojtura ose jo të mbrojtura mjaftueshëm (për shembull në rast të ndërprerjes së mardhënjes seksuale - coitus interruptus - ose pas dhunës seksuale).

Kontracepsioni urgjent e ul rrezikun e mbetjes shtatzënë. Ai duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur - varësisht nga metoda më së voni 72 resp. 120 orë pas situatës së rrezikut. Sa më herët, aq më mirë (shih «Kontracepsioni urgjent»).

Ku mund të gjendet kontracepsioni urgjent?

Kërkoni një profilaksë pas ekspozimit (PEP), nëse nuk jeni mbrojtur mjaftueshëm nga HIV (Sida):

  • Nëse kondomi është i grisur.
  • Nëse kondomi ka mbetur në vagjinë ose në anus.

Ilaçet antiretrovirale e ulin rrezikun e një transmetimi të mundshëm me HIV.  Me një PEP duhet të fillohet brenda 48 orësh pas situatës së rrezikut. Sa më herët, aq më mirë Trajtimi zgjat katër javë. Shpenzimet merren përsipër nga sigurimi shëndetësor.

Në rast të rrezikimet nga infektionet e tjera seksualisht të transmetueshme  (IST) konsultohuni më së miri menjëherë me mjekun/mjeken tuaj.

Ku mund të gjendet PEP?

  • Tek mjeku i juaj/mjekja e juaj
  • Në spitalin më të afërt
  • Në një pikë kontrolli (Checkpoint)

Disa infeksione seksualisht të transmetueshme (IST) mund të transmetohen edhe gjatë kontaktit direkt me mukozat ose nga lëkura në lëkurë. Bëjeni Safer Sex Check për të mësuar, se si mund të mbroheni në mënyrë optimale.

Informacione të detajuara për infeksionet seksualisht të transmetueshme

 

2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione