Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shmangia e shtatzënisë Diafragma

Diafragma

Diafragma ka formën e një gjysmësfere prej kauçuku apo silikoni e vendosur mbi një unazë fleksibile. 

  • Diafragma vepron si një pengesë mekanike duke mbuluar qafën e mitrës. Ajo pengon spermatozoidet të depërtojnë në mitër (uterus).
  • Është e obligueshme që të përdoret me një spermicid.
  • Reaksioni kimik i spermicidit shkatërron spermatozoidet dhe rritë efikasitetin e kësaj metode.

Efikasiteti i diafragmës varet nga respektimi i këshillave të përdorimit.

Përdorimi

Përdorimi i diafragmës kërkon një ushtrim paraprak.

  • Madhësia e diafragmës duhet të adaptohet dhe përcaktohet nga mjeku.
  • Pasi diafragma të lyhet me spermicid, femra duhet ta fusë ateë vetë në vaginë, para çdo marrëdhënie seksuale.
  • Për ta kontrolluar vënien e saj, verifikoni me gisht nëse qafa e mitrës është mirë e mbuluar nga diafragma.
  • Diafragma duhet të ngelë në vendin e vet në vaginë më së paku 8 orë pas marrëdhënies seksuale, por jo më shumë se 24 orë.
  • Në rast të marrëdhënieve të vazhdueshme seksuale, duhet shtuar një dozë krem spermicidi pa e tërhequr diafragmën; edhe nëse është futur vetëm 2 orë para marrëdhënies seksuale.
  • Për ta hequr diafragmën, vendosni njërin gisht nën unazën në hyrje të vaginës dhe tërhiqeni.
  • Duhet të pastrohet me ujë të ngrohtë, të teret dhe të ruhet në kutinë e vet.
  • Kujdes ! Spermicidi me benzalkonium e humb efikasitetin e vet në kontakt me sapunin. Referohuni në udhëzimin që gjendet në ambalazhin e spermicidit dhe/ose të fletës "Spermicidi me benzalkonium".

Duhet ditur edhe këtë

  • pas njeë lindjeje ose humbje të peshës, madhësia e diafragmës duhet të verifikohet dhe të adoptohet rishtazi nëse ka nevojë.
  • duhet bërë kontrollimi i diafragmës nga mjeku me rastin e çdo konsultimi gjinekologjik vjetor.
  • ekzistojnë gjithashtu mjete tjera kontraceptive të quajtura „pallto e qafës“ (i ngjashëm me një pallto pa krahë), me dimensione më të vogla se sa diafragma, që mbulojnë qafën e mitrës. Veprimi i tyre është i njëjtë me veprimin e diafragmës.

Mirë të dihet

  • Mbrojtjen më të mirë nga infeksioni me HIV ose infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do të thotë:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime të tjera, përshtatur situatës personale, mund të gjeni në ‘Safer-Sex-Check’ të faqes së internetit lovelife.ch.

2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione