Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Organet gjenitale Organet gjenitale të mashkullit

Organet gjenitale të mashkullit

Information: Diese Seite wird in Kürze überarbeitet.

Information: This page will be revised shortly.

Pjesa e jashtme e organit gjenital mashkullor përbë het nga penisi dhe testikujt. Në brendësi gjinden kanalet e farës (spermatozoideve), fshikë za seminale dhe prostata. 

  1. Kocka pubike
  2. Fshikëza urinare
  3. Kanali i spermës
  4. Trupi kavernoz
  5. Koka e penisit
  6. Lafsha
  7. Zorra
  8. Fshikëza i spermës (fshikëza seminale)
  9. Prostata
  10. Uretra/gypi farënxjerrës
  11. Mbiherdhet (epididime)
  12. Herdhet Testikujt

Testikujt

Testikujt janë gjëndra seksuale mashkullore të cilat kanë dy funksione:

  • Të prodhojnë në müenyrë të vazhdueshme nga mosha e pubertetit e deri në vdekje spermatozoide (farën mashkullore).
  • Të prodhojnë hormonin specifik mashkullor testosteronin i cili derdhet në gjak dhe luan një rol të rëndësishëm në aftësinë seksuale.

Penisi

Luan rol në derdhjen e urinës dhe spermës. Gjatë dëshirës seksuale (zgjimit seksual) penisi forcohet nga rritja e qarkullimit të gjakut, e ky forcim e mundëson futjen e penisit në vaginë.

Derdhja (ejakulimi)

Prostata prodhon një lëng me të cilin përzihen spermatozoidet, lëng i cili gjatë ejakulimit del nga koka e penisit pjesë-pjesë.

Me rëndësi!

Gjatë ereksionit penisi sekreton një pikë të vogël lëngu që mund të përmbajë spermatozoide, kjo do të thotë që metoda e tërheqjes në çastin e fundit gjatë marrëdhënies seksuale, nuk është një metodë e sigurt e mbrojtjes nga shtatzënia. Për këtë arsye para çdo marrëdhënie seksuale duhet të përdoret prezervativi. 

2013, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

Informacione të tjera për temën

Tema të tjera

Shkarkoni informacione

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione